Lojëra dhe aktivitete për të rinjtë
Eksploroni lojëra dhe aktivitete gjithëpërfshirëse të krijuara për të rritur kuptimin e çrregullimeve specifike të të nxënit, për të forcuar empatinë dhe për të mbështetur pjesëmarrjen më të qasshme në punën me të rinjtë.
1 udhëzues zbatimi · 17 lojëra · 13 aktivitete
Udhëzuesi i zbatimit
Nuk dini nga t’ia filloni? Udhëzuesi i zbatimit ju ndihmon të kuptoni dhe të orientoheni në përmbledhjen e lojërave dhe aktiviteteve, të zgjidhni lojën ose aktivitetin e duhur për grupin tuaj dhe t’i përdorni burimet me besim në mjedise të ndryshme të punës me të rinjtë.
Përmbledhje lojërash dhe aktivitetesh
Zgjidhni nga 30 lojëra dhe aktivitete të gatshme për përdorim, të krijuara për të nxitur ndërgjegjësimin, empatinë dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në punën me të rinjtë.
Përmbledhja ndërthur qasje argëtuese, reflektuese dhe praktike për t’i ndihmuar pjesëmarrësit t’i shohin ÇSTN-të nga këndvështrime të ndryshme. Burimet trajtojnë pengesat në të nxënë, komunikimin, vëmendjen, kujtesën, përvojat emocionale dhe shoqërore, punën në grup dhe strategjitë praktike gjithëpërfshirëse.
Çdo burim jep informacionin praktik të nevojshëm për të vendosur nëse i përshtatet grupit tuaj, duke përfshirë fokusin, formatin, kohëzgjatjen, madhësinë e grupit, përgatitjen, përmbledhjen dhe zbatimin hap pas hapi. Disa lojëra përfshijnë edhe materiale të printueshme, si karta, tabela ose elemente të tjera.
Zgjidhni kategorinë më poshtë që i përshtatet më mirë nevojës kryesore që dëshironi të trajtoni. Çdo lojë ose aktivitet shfaqet vetëm një herë nën fokusin e vet kryesor, ndërsa nevojat e tjera të lidhura me ÇSTN-të tregohen veçmas me etiketa «Mbështet gjithashtu». Hollësitë praktike, si formati i grupit, mjedisi, mënyra e zhvillimit, kohëzgjatja dhe numri i pjesëmarrësve, ju ndihmojnë të shihni shpejt cilat burime i përshtaten seancës suaj..
Vëmendja dhe përpunimi
Burime që mbështesin vëmendjen, kujtesën, funksionet ekzekutive, përpunimin pamor-hapësinor dhe koordinimin.
AKTIVITET
Black Magic
Një aktivitet vëzhgimi dhe hamendësimi në grup, i bazuar në një rregull të fshehtë: pjesëmarrësit përpiqen të gjejnë një objekt të zgjedhur fshehurazi, duke zbuluar se si një objekt i zi shërben si çelës për përgjigjen e saktë.
Mbështet gjithashtu:
Kujtesa
Bashkëpunimi
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Ekip· 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 40–50 min · 4–20 pjesëmarrës
LOJË
Dyscalculia Games
Një përmbledhje lojërash ndërvepruese online me numra, ku nxënësit ushtrojnë numërimin, njohjen e numrave, kuptimin e numrit dhe aritmetikën bazë me ritmin e tyre, me reagim të menjëhershëm dhe vështirësi në rritje.
Mbështet gjithashtu:
Diskalkulia
Aftësitë numerike dhe kuptimi i numrit
Detaje praktike:
Individual · 🌐 Online · ⏱ Kohëzgjatje fleksibël · 1 pjesëmarrës
LOJË
Gap Trap, Bazinga!
Një lojë strategjike me karta numerike, ku lojtarët vendosin kartat sipas rendit numerik duke shmangur hapësirat që kundërshtarët mund t’i shfrytëzojnë, duke e kthyer renditjen dhe llogaritjen mendore në një sfidë të shpejtë shoqërore.
Mbështet gjithashtu:
Diskalkulia
Zgjidhja e problemeve dhe planifikimi
Detaje praktike:
Ekip ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 20-35 min · 5–10 pjesëmarrës
AKTIVITET
Mirror Maze
Një sfidë vizatimi me ndihmën e pasqyrës, ku pjesëmarrësit ndjekin forma dhe labirinte duke përdorur vetëm pamjen e pasqyruar, për të përjetuar praktikisht vështirësitë vizuale-hapësinore dhe të koordinimit.
Mbështet gjithashtu:
Dispraksia
Koordinimi motorik
Përpunimi pamor-hapësinor
Detaje praktike:
Individual brenda një grupi ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–40 min · 6–30 pjesëmarrës
AKTIVITET
Learning Style Stations
Një aktivitet me stacione ku grupet kryejnë detyra të ngjashme përmes formateve pamore, dëgjimore, kinestetike dhe, sipas dëshirës, me tekst, pastaj krahasojnë ndikimin e secilës qasje në kuptim dhe angazhim.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Të nxënit multimodal
ADHD
Detaje praktike:
👥 Grup · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 45-60 min · 12–30 pjesëmarrës
AKTIVITET
One Instruction Only
Një sfidë përjetuese ku pjesëmarrësit përpiqen të kryejnë një detyrë me udhëzime qëllimisht të paqarta ose të mbingarkuara, dhe më pas i rishkruajnë ato për t’i bërë më të qarta dhe më të qasshme.
Mbështet gjithashtu:
Kujtesa
Dizajni i qasshëm
Komunikimi
Strategjitë e mbështetjes
Detaje praktike:
Individual / grup i vogël ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–50 min · 8–25 pjesëmarrës
Komunikimi dhe bashkëpunimi
Burime që forcojnë komunikimin, punën në ekip, ndërveprimin mes bashkëmoshatarëve dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse.
AKTIVITET
Bridge Building
Një sfidë praktike në ekip ku pjesëmarrësit përdorin sasi të kufizuara letre dhe shiriti ngjitës për të ndërtuar një urë që mban një objekt, duke nxitur komunikimin, provimin e ideve dhe përshtatjen e përbashkët të qasjes.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të
Praktika gjithëpërfshirëse
Zgjidhja e problemeve
Detaje praktike:
Ekip ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 40–50 min · 4–20 pjesëmarrës
LOJË
Hidden Voices
Një lojë bashkëpunuese dekodimi për dy lojtarë, ku njëri përshkruan modele shkronjash, ngjyrash dhe formash, ndërsa tjetri përdor një udhëzues për të zbuluar fjalën e fshehur, duke eksploruar pengesat e komunikimit dhe dekodimit që lidhen me ÇSTN-të.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Disgrafia
Komunikimi
Bashkëpunimi
Detaje praktike:
Çift ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30 min · 2 pjesëmarrës
AKTIVITET
Everyday Concept
Një aktivitet në çift në stilin e lojës Taboo, ku pjesëmarrësit përshkruajnë objekte dhe ide të njohura pa përdorur fjalët kyçe, duke përjetuar në mënyrë argëtuese se si kufizimet gjuhësore mund të vështirësojnë komunikimin dhe kuptimin.
Mbështet gjithashtu:
Komunikimi
Empatia dhe marrja e perspektivës së tjetrit
Detaje praktike:
Çift ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 15 min · 2–6 pjesëmarrës
AKTIVITET
Silent Instructions
Një sfidë komunikimi vetëm pamor, ku pjesëmarrësit kryejnë një detyrë pa udhëzime të folura ose të shkruara dhe më pas reflektojnë se si mënyrat e ndryshme të paraqitjes së informacionit mund ta ndihmojnë ose pengojnë kuptimin.
Mbështet gjithashtu:
Dizajni i qasshëm
Praktika gjithëpërfshirëse
Të nxënit multimodal
Detaje praktike:
Individual / grup i vogël ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–45 min · 8–25 pjesëmarrës
AKTIVITET
The Wind Takes You
Një aktivitet dinamik në rreth, ku pjesëmarrësit u përgjigjen pohimeve të përbashkëta duke ndërruar vendet, krijojnë me radhë nxitje të reja dhe zbulojnë interesa, pika të forta dhe përvoja të përbashkëta.
Mbështet gjithashtu:
Vëmendja
Praktika gjithëpërfshirëse
Mirëqenia emocionale
Detaje praktike:
Grup ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 10-15 min · 6–25 pjesëmarrës
Empatia dhe mirëqenia emocionale
Burime që nxisin reflektimin, kuptimin emocional, empatinë dhe dinamikat mbështetëse në grup.
AKTIVITET
Empathy-mapping Workshop
Një aktivitet reflektues në grup ku pjesëmarrësit eksplorojnë mendimet, ndjenjat, sjelljet dhe nevojat për mbështetje të një të riu imagjinar, duke kuptuar përvojën e të jetuarit me ÇSTN përtej vështirësive akademike.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të
Strategjitë e mbështetjes
Praktika gjithëpërfshirëse
Detaje praktike:
👥 Grup i vogël · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 45–60 min · 10–30 pjesëmarrës
LOJË
Puzzle Relay
Një garë stafetë në ekip ku pjesëmarrësit përballen me sfida leximi, logjike, pamore dhe ndërtimi nën kufizime të ndryshme, pastaj reflektojnë se si përshtatjet dhe ndihma mes bashkëmoshatarëve e bëjnë pjesëmarrjen më gjithëpërfshirëse.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Bashkëpunimi
ADHD
Strategjitë e mbështetjes
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–40 min · 10–30 pjesëmarrës
LOJË
Card Story
Një lojë bashkëpunuese me karta ku ekipet shqyrtojnë situata të nxëni që lidhen me ÇSTN-të, identifikojnë si mund të ndihet një i ri dhe zhvillojnë mënyra praktike e gjithëpërfshirëse për ta mbështetur.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të
Strategjitë e mbështetjes
Zgjidhja e problemeve
Detaje praktike:
👥 Ekip i vogël · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–40 min · 4–20 pjesëmarrës
LOJË
Same Goal, Different Minds
Një simulim me role ku katër pjesëmarrës punojnë mbi të njëjtin projekt nga profile të ndryshme neurodivergjente, duke përjetuar si sfidat ashtu edhe pikat e forta të mënyrave të ndryshme të përpunimit të informacionit.
Mbështet gjithashtu:
Diskalkulia
Disleksia
Disgrafia
ADHD
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30 min · 4 pjesëmarrës
Leximi, shkrimi dhe gjuha
Burime që mbështesin leximin, shkrimin, drejtshkrimin, të kuptuarit dhe shprehjen gjuhësore.
AKTIVITET
Letter Dash
Një sfidë dinamike në ekip për formimin e fjalëve, ku pjesëmarrësit përdorin pllaka me shkronja për të krijuar fjalë brenda kohës së caktuar, në raunde të përqendruara te gjatësia e fjalës ose modelet fonetike.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Ndërgjegjësimi fonologjik
Leximi dhe dekodimi
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30–45 min · 6–30 pjesëmarrës
AKTIVITET
Fix the Style!
Një aktivitet bashkëpunues për lexueshmërinë, ku pjesëmarrësit përmirësojnë tekste qëllimisht të vështira për t’u lexuar duke ndryshuar madhësinë e shkronjave, hapësirat dhe paraqitjen, pastaj reflektojnë se si zgjedhjet e thjeshta të dizajnit ulin pengesat në lexim.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Dizajni i qasshëm
Praktika gjithëpërfshirëse
Detaje praktike:
Grup · 🌐 Online / me pjesëmarrje fizike · ⏱ 20–60 min · 5–20 pjesëmarrës
AKTIVITET
Picture Tiles
Një aktivitet bashkëpunues për formimin e fjalëve, ku ekipet përdorin pllaka me shkronja për të shkruar fjalë fillimisht nga udhëzime me shkrim e pastaj nga figura, duke krahasuar ndikimin e shenjave të ndryshme te njohja dhe drejtshkrimi i fjalëve.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Leximi dhe dekodimi
Të nxënit multimodal
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike / hibrid · ⏱ 45–60 min · 1–8 pjesëmarrës
LOJË
Crack It!
Një sfidë leximi ku ekipet dekodojnë tekste të ndryshuara qëllimisht, u përgjigjen pyetjeve të të kuptuarit dhe, kur duhet, përdorin karta mbështetëse për kohë shtesë, ndihmë nga bashkëmoshatarët ose lexim me zë.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Strategjitë e mbështetjes
Leximi dhe dekodimi
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike / hibrid · ⏱ 30-45 min · 4–20 pjesëmarrës
LOJË
Story Spark
Një lojë tregimi me figura, ku lojtarët shtojnë me radhë nxitje pamore në një histori të improvizuar, duke nxitur shprehjen gojore, mendimin narrativ dhe krijimtarinë pa u mbështetur te leximi ose shkrimi.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Të nxënit multimodal
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 GGrup / individual · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 20–40 min · 3–20 pjesëmarrës
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të dhe praktika gjithëpërfshirëse
Burime që rrisin kuptimin e ÇSTN-ve, sfidojnë keqkuptimet dhe mbështesin praktikat gjithëpërfshirëse.
LOJË
Mind Tap
Një kuiz i shpejtë në ekip ku lojtarët garojnë për t’iu përgjigjur kartave me pyetje për ÇSTN-të, sfidat e të nxënit dhe strategjitë e mbështetjes, me diskutime të shkurtra për të sqaruar përgjigjet dhe keqkuptimet.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të
Funksionet ekzekutive
Strategjitë e mbështetjes
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 20 min · 4–10 pjesëmarrës
AKTIVITET
Neuro Guess
Një aktivitet hamendësimi në stilin “Heads Up”, ku lojtarët bëjnë pyetje për të identifikuar ÇSTN-në ose profilin e të nxënit në kartën që nuk mund ta shohin, duke nxitur diskutimin dhe ndërgjegjësimin për nevoja të ndryshme.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi për ÇSTN-të
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Grup · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 20 min · 2–12 pjesëmarrës
LOJË
Beyond the Label
Një lojë me karta “mit apo fakt”, ku lojtarët provojnë njohuritë e tyre për ÇSTN-të, sfidojnë keqkuptimet e zakonshme dhe zbulojnë si mund të duket mbështetja efektive dhe praktika gjithëpërfshirëse.
Mbështet
gjithashtu:
Strategjitë e mbështetjes
Praktika gjithëpërfshirëse
Detaje praktike:
👥 Grup i vogël · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 30 min · 3–5 pjesëmarrës
LOJË
3D
Një lojë tavoline me përputhje, ku lojtarët vendosin cilat strategji mbështetëse janë të përshtatshme për disleksinë, diskalkulinë ose disgrafine, duke dalluar opsionet çorientuese dhe duke diskutuar se çfarë i ndihmon vërtet nxënësit.
Mbështet gjithashtu:
Disleksia
Disgrafia
Disgrafia
Strategjitë e mbështetjes
Detaje praktike:
Individual / grup i vogël ·
Me pjesëmarrje fizike · ⏱ Kohëzgjatje fleksibël · 1–5 pjesëmarrës
Zgjidhja e problemeve, planifikimi dhe veprimi rinor
Burime që mbështesin krijimtarinë, planifikimin, vendimmarrjen dhe përgjigjet aktive ndaj sfidave shoqërore.
LOJË
Reset
Një lojë bashkëpunuese për parashikimin e së ardhmes, ku ekipet shqyrtojnë një sfidë shoqërore, imagjinojnë skenarë të ndryshëm, zgjedhin rezultatin e dëshiruar dhe hartojnë një rrugë realiste me planifikimin SMART.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 2 orë · 3–7 pjesëmarrës
LOJË
Nada Trivial
Një lojë grupore me tri pjesë që kombinon Bingo për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, pyetje në stilin Trivial Pursuit dhe një sfidë përfundimtare ku ekipet hartojnë një zgjidhje realiste për një çështje shoqërore.
Mbështet
gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 3 orë · 6–8 pjesëmarrës
LOJË
La Maleta
Një lojë bashkëpunuese për hartimin e fushatave, ku pjesëmarrësit e kthejnë një sfidë shoqërore në fushatë konkrete ndërgjegjësimi duke përcaktuar mesazhin, audiencën, formatin, tonin dhe strategjinë e shpërndarjes.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Grup i vogël · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 75 min · 4–5 pjesëmarrës
LOJË
Factor 5
Një lojë bashkëpunuese e inovacionit shoqëror, ku ekipet zhvillojnë një përgjigje ndaj një sfide reale dhe e forcojnë idenë përmes pesë fazave: krijimtaria, pjesëmarrja, zgjerueshmëria, qëndrueshmëria dhe kuptueshmëria.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Ekip · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 120 min · 4–5 pjesëmarrës
LOJË
SCPS
Një lojë e mendimit të projektimit, ku pjesëmarrësit analizojnë një sfidë shoqërore nga këndvështrime të ndryshme, krijojnë e krahasojnë ide dhe zhvillojnë propozimet më të mira në zgjidhje që mund të prototipohen e testohen.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Komunikimi
Detaje praktike:
👥 Grup · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 4 orë · të paktën 2 pjesëmarrës
LOJË
The Box
Një lojë inovacioni shoqëror me disa faza, ku pjesëmarrësit shqyrtojnë pabarazitë dhe sfidat e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërtojnë empati përmes historive të jetuara dhe zhvillojnë përgjigje krijuese lokale që e kthejnë ndërgjegjësimin në veprim.
Mbështet gjithashtu:
Ndërgjegjësimi shoqëror
Bashkëpunimi
Empatia dhe marrja e perspektivës së tjetrit
Detaje praktike:
👥 Grup · 🏠 Me pjesëmarrje fizike · ⏱ 4 orë · të paktën 4 pjesëmarrës